Fridrih Niçe, filozofi gjerman i shekullit të 19-të, ishte i dashuruar me qytetin e Torinos. Ai adhuronte akulloren e qytetit, muzikën dhe qetësinë e tij.
Nga gjithë ky pasion për qytetin, Niçe në mënyrë shumë spektakulare deklaroi se Zoti ka vdekur, por Torino ishte shumë e gjallë.
Niçe shkroi: “A e njeh Torinon? Ky është qyteti i zemrës sime. Një frymë e vërtetë e shekullit të 18-të. Pallate që i flasin zemrës, jo fortesave të Rilindjes! Dhe pamja e Alpeve nga qendra e qytetit. Nuk do ta kisha menduar kurrë se drita mund ta bënte një qytet kaq të bukur”.
Sipas profesorit të filozofisë Robert Rethy, Niçes i pëlqente fakti që rrugët e qytetit nuk ishin të mbushura me njerëz, siç ishin ndoshta në Romë apo gjetkë. Ai shkroi, Torino është kryeqyteti i zbulimit, vendi i parë nga i cili është mundur. Kështu që i pëlqente një botë e qetë.
Më pas ai sjellë një ngjarje interesante nga jeta e Niçes:
“Ai pa një kalë duke e rrahur në rrugë. Mendoj, se ishte një dukuri normale në atë kohë. Niçe ia vuri krahët e tij kalit përreth dhe filloi të qajë”.
Pra, ka një lidhje shumë domethënëse me vetë filozofinë e Niçes në këtë. Niçe është një kritik i madh i moralit të keqardhjes, siç e quan ai, dhe ja që vetë Niçe u shemb nën peshat e asaj keqardhjeje. Dhe ky ishte ndoshta momenti i tij i fundit i kthjellët.
Ngaqë Niçe ishte viktimë e sifilisit, mendohet se kjo ishte arsyeja pse ai kishte pësuar një dështim të plotë mendor.
Sipas profesor Robert Rethy, imoralizmi i Niçes e ndrydhi në mënyrë shumë të papërsosur mirësjelljen e tij morale dhe kjo mund të shprehej plotësisht vetëm kur ai ishte i çmendur.
Kritik, filolog, filozof, pedagog, poet dhe shkrimtar por edhe kompozitor, Niçe njihet se pari për veprën e tij të famshme “Kështu foli Zarathustra”, një manifest i vetë-tejkalimit personal dhe një udhërrëfyes për të tjerët. 150,000 kopje të veprës u shtypën nga qeveria gjermane dhe bashkë me Biblën iu dhanë ushtarëve të rinj gjatë Luftës së Parë Botërore.
Në vazhdim u sjellim disa thënie filozofike të Niçes:
-Burrat më të ndjeshëm janë ata që skuqen përballë grave.
-Mos ua kini besën asnjërit prej atyre që impulsin e ndëshkimit e kanë të theksuar.
-Çdo besim, çdo ndërgjegje e pastër, çdo gjë që duket e vërtetë, pikë së pari rrjedh nga shqisat.
-Kontradikta vë botën në lëvizje. Të gjitha gjërat janë kontradiktore në vetvete.
-Sa pak u mjafton disave që t’u pëlqejë jeta. Sa modest që është njeriu.
-Sedra jonë ofendohet më shumë atëherë kur krenaria jonë është lënduar.
-Njerëzve të zgjuar nuk ua zë kush besë çmenduritë: ç’shkelje e të drejtave njerëzore.
-Ndëshkohemi sidomos për virtytet që kemi.
-Nuk i japim ndonjë vlerë të veçantë zotërimi të një cilësie, deri ateherë kur vërejmë mungesën totale të saj tek kundërshtari ynë.
-Në çdo lloj dashurie femërore është e pranishme edhe diçka e dashurisë amnore.
-Derisa të të thuren lavde, ta kesh të ditur që akoma nuk je në rrugën tënde, por në rrugën e një tjetri.
-Pa kënaqësi nuk ka jetë. Lufta për kënaqësinë është lufta për jetën.
Përgatiti U.V/ ObserverKult
————–
Lexo edhe: