Nicholas Sparks: Nëse njerëzit nuk të pëlqejnë, atëherë ky është problemi i tyre, jo yti…

Nicholas Sparks është shkrimtar i njohur dhe ne kemi shkëputur disa thënie nga librat e tij që mund t’i lexoni në vazhdim:

Duhet të kesh dashuruar para se të mund të urresh.

Ka momente kur dua ta kthej kohën pas dhe të largoj gjithë trishtimin, por kam frikën se nëse e bëj, me trishtimin do të largohen edhe momentet e bukura.

Asnjë njeri ndërsa mbytet nuk do të arrijë të dijë se cila pikë e ujit do t’i japë fund frymës së tij.

Fillimisht do të qeshësh, pastaj do të qash. Mos thuaj që nuk të lajmërova.

T’i jepesh dashurisë do të thotë të jesh i pambrojtur.

Dashuria është si era, nuk e sheh, por e ndjen.

Pa vuajtje, nuk do të kishte mëshirë.

Nëse njerëzit nuk të pëlqejnë, ose mendojnë se je i/e çuditshëm, atëherë ky është problemi i tyre, jo yti!

ObserverKult

Nicholas Sparks

—————————————————————————————

Lexo edhe:

Sado e vështirë të duket jeta, ka gjithmonë diçka që mund ta bësh dhe të korrësh sukses

Shumë personalitete të njohura kanë lënë pas një mori thëniesh motivuese, të cilat na shërbejnë çdo ditë për të na nxitur t’i marrim gjërat me lehtësi. Më poshtë ju sjellim disa thënie nga personazhe të njohur për të gjithë, të cilat me siguri do t’ju nxisin të përmirësoni veten.

“Mos i ki zili të tjerët. Ji vetvetja, bëj atë çfarë mendon të bësh dhe puno fort. Njerëzit e duhur – ata që ia vlen t’i kesh në jetë – do të qëndrojnë përherë me ty”. – Will Smith

“Koha jote është e kufizuar, mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër”. – Steve Jobs

“Unë kam një ëndërr, që të katër fëmijët e mi të vegjël do të jetojnë një ditë në një vend ku nuk do të paragjykohen për ngjyrën e lëkurës së tyre. Por për përmbajtjen e karakterit të tyre”. – Martin Luther King

“Sado e vështirë të duket jeta, ka gjithmonë diçka që mund ta bësh dhe të korrësh sukses”. – Stephen Hawking

“Bëj shpesh akte mirësie pa pritur mbrapsht një shpërblim. Mbaj gjithmonë në mendje se dikush do të bëjë po të njëjtën gjë për ty, kur të kesh nevojë”. – Princeshë Diana

“Mosha nuk përcakton pjekurinë tënde. Notat e tua nuk përcaktojnë inteligjencën tënde. Fjalët e të tjerëve nuk e përcaktojnë kush je ti realisht”. – Morgan Freeman

“Udhëtimi i një mijë hapave, fillon me një hap të vetëm”. – Lao Tzu

“Jeta nuk matet nga numri i frymëmarrjeve që marrim. Por nga momentet që na bëjnë të mbetemi pa frymë”. – Maya Angelou

“Sa gjë e bukur është të mendosh se askush nuk ka pse pret asnjë moment për t’u munduar ta përmirësojëbotën”. – Anne Frank