Nick Cave: Fushat e livandës (teksti dhe kënga)

Nga Nick Cave

Jam duke udhëtuar tmerrësisht vetëm
Nëpër një rrugë të veçantë
Në fushat e livandës
Që arrijnë lart përtej qiellit

Njerëzit më pyesin se si kam ndryshuar
U them se është një rrugë e veçantë
Ndërsa livanda ma ka njollosur lëkurën
Dhe më ka bërë të çuditshëm

Livanda është e gjatë dhe arrin
Përtej mbulesës qiellore
Lëroj nëpër këtë botë të tërbuar
E cila përnjëmend më ka ardhur në majë të hundës

Dhe ngandonjëherë dëgjoj emrin tim
Oh ku shkove?
Por livanda është e gjerë
Dhe është rrugë e veçantë

Dikur rrugëtoja me miqtë e mi
Tash të gjithë të zënë me stilolapsat e tyre
Por livanda u rrallua
Ç’dreqin ndodhi me ta?

Ndonjëherë shoh një zog të zbehtë
Duke u rrotulluar në qiell
Ama kjo është sall ndjenjë
Ndjenjë që njeriu e ka kur vdes

Ne nuk pyesim se kush
Ne nuk pyesim pse
Është një mbretëri në qiell
Është një mbretëri në qiell
Ne ecim dhe ecim
Përtej kodrave
Ne ecim dhe ecim
Nëpër kodrat e livandës
Ne nuk pyesim se kur
Ne nuk pyesim pse
Është një mbretëri në qiell
Është një mbretëri në qiell
Ku tretën?
Ku u fshehën?
Ne nuk pyesim se kush
Ne nuk pyesim pse
Është një mbretëri në qiell
Është një mbretëri në qiell

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult

Nick Cave

Lexo edhe:

NICK CAVE: DETROIT