Nina Kossman: Edhe një gjë tjetër për luftën

Edhe një gjë tjetër për luftën

(përveç asaj që e dimë të gjithë,

atë për vrasjen)

është se, sapo ajo të fillojë,

nuk ke të drejtë të flasësh për gjëra të vockëla,

të tilla si koalat, pemët, shkrirja e akullit, poezitë dhe pikturat,

gjë që, kur mendon për to,

ia vlen të flitet më shumë se për çdo luftë.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult