Nis faza e dytë e reformës në Akademinë e Shkencave, zgjerohen njësitë e kërkim-studimit

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka mbajtur këtë të premte një mbledhje të asamblesë. Kreu i saj, akademiku Skëndër Gjinushi e quajti sukses reformën dhe falënderoi ata që hoqën dorë nga postet për t’i lënë hapësirë institucionit për procesin reformues, që tani mbërrin në një fazë të dytë.

Që prej prezantimit të tri projekteve madhore, historisë, enciklopedisë e Fjalorit, të shumta kanë qenë kritikët që e kanë parë akademinë si një institucion të boshatisur nga grupet e punës, për çka duket se është reflektuar duke sjellë si rrjedhojë, bashkëpunime që rreken të rikthejnë lavdinë.

Në relacionin e tij para asamblesë, Gjinushi falënderoi shumëkënd dhe foli për të tjera projekte të mëdha duke përmendur deri edhe hotelet ku do të mbahen aktivitetet. Nga njësia ‘Nanoalb’ te botimet e studimet, ai foli për rehabilitim të institucionit./BalkanWeb

LEXO EDHE: Akademia e Shkencave mbajti konferencë shkencore për poetin kombëtar, Naim Frashëri