Nisemi për Bruksel e përfundojmë në Stamboll!

artan fuga turizmi

Nga Artan Fuga: Nisemi për Bruksel e përfundojmë në Stamboll!

T’çuditshëm jemi si popull!
Nisemi për Bruksel e përfundojmë në Stamboll!
Hip këtu të shoç Bruksel in i thonë kësaj!
Nisemi për Strazburg përfundojmë në Shkup! Një shkop dhe hë në Shkup!
Duam të integrohemi në Bashkimin Europian, përfundojmë në Bashkimin Ballkanik. 80 vërtitur kot në pyll, më mirë të kishim pranuar Federatën e Gjergj Dimitrovit që e akuzuan se i vuri flakën Reishtagut. Nuk do të kishim bërë 80 vjet vërdallosje.
U nisëm nga Durrësi në Bari tridhjet më parë tani Durrësi direkt në Abu Dabi.
Kujtoni se nuk kanë shpjegim?
Na është prish edhe google earth se na e tregon Shengenin në Cair.
Se përse më krijohet perceptimi i një të dehuri që ikën nga e çojnë këmbët. Kështu më duket vetja si popull.
Të mirë e ke këtë rakinë – o Lale!
Bën xhiron e botës duke ndejt në vend!

ObserverKult

LEXO EDHE:

Artan Fuga: Bregoviç në Korçë? Gjëja më normale në botë!

artan fuga

Është gjëja më normale në botë të vijë një këngëtar. Ju jeni shumë të rinj, por ne dikur dëgjonim vetëm muzikë jugosllave.
Nëse këngëtari serb ka aktivitet anti-shqiptar, unë as vizën për të hyrë nuk i jepja. Por nëse ai nuk e ka një aktivitet të tillë, le të vijnë sa të duan këngëtarë serbë në Shqipëri, të shkojnë sa të duan këngëtarë shqiptarë atje.
Shkëmbimet kulturore janë të tilla që në të gjitha kombet, ku kanë dalë e ku duan të ndërtojnë një botë të re për brezat që vijnë, janë të parat që ndodhin.
I gjithë ky debat po bëhet se është çik verë, me diçka do të merren. Për mua është një problem kalimtar.

Lexoje te plote KETU