Sot në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, nisi Java e Bibliotekës, një ngjarje vjetore përmes së cilës organizohen një sërë aktivitetesh në lidhje me zhvillimin e librit dhe fushës bilbiotekare. Prezent në hapje ishin edhe Ministri Hajrulla Çeku dhe këshilltari i tij, Liburn Jupolli.
Përgjatë javës, do bëhen bashkë studiues, studentë, shkrimtarë, historianë dhe profesionistë të ndryshëm që i kontribuojnë fushës në një formë apo tjetër, njoft Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.
“Bibliotekat në çdo cep të botës dhe në Kosovë janë koleksione të dijes të qasshme për të gjithë. Ato duhet ofrojnë shërbime dhe programe për edukim, informim dhe avancim të shoqërisë në tërësi”.
“Është prioritet i yni i gjithëmbarshëm shoqëror dhe shtetëror, ta shtyejmë përpara zhvillimin e librit dhe çdo iniciativë rreth tij”, thuhet në këtë postim.