Nizar Qabban: Më mëso, si ta shoh dashurinë pas të dyzetave…

Më mëso, si ta shoh dashurinë
pas të dyzetave
Më mëso si të vdes nga malli
si lule jasemini
Më mëso si u bë heshtja
gjuha e ashikëve
Më mëso, se unë para teje jam nxënës
dhe kam vite i tërhequr nga dashuria
Ma mëso alfabetin e ashkut
linjat e pëllëmbës, gjuhën e syve, të buzës
dhe të gjirit të trishtë
Më mëso si është dashuria e ndjenja
në librat e fallxhorëve
Më mëso si vdes poezia
në pragportat e sulltanëve
Më mëso si ringjallet
një popull mes dyzet
hajdutësh
Më mëso si bëhen gratë
robëresha, kurse çmimi i vrasjes
çmim me virgjëresha
Më mëso o popull
si na sundon një kurv bir kurvi
një përdhunues aromash
Më mëso o popull injorance
Si ndodh që vdekja në krevat
Bëhet ëndërr që na tundon të tanve

Perktheu: Elmaz Fida