Nizar Qabbani: Kur të dua ty…

Kur të dua ty – ndryshon – forma e globit.
Rrugët e botës konvergojnë në duart tuaja dhe duart
e mia
Rendi i orbitave ndryshon, peshqit shumohen në det,
kurse një hënë udhëton në linearin tim të gjakut.
Pamja ime ndryshon: bëhem pemë, bëhem shi, bëhem
një dritë e zezë brenda syrit të Spanjës.

Kur të dua ty, formohen luginat dhe malet, lindjet e
fëmijëve rriten
Ishujt syve të tu formojnë zana.
dhe tokësorët ndjekin planetë që nëpër mend nuk të
shkojnë dhe mrekulli që nëpër mend nuk të vijnë
Shtohet jetëgjatësia, shtohet dashuria, shtohen librat me
poezi.

Kur të dua ty, pjesë marrin shekuj fjalësh.
Formohet një gjuhë e re, qytete të reja.. popuj të rinj..
shpejtojnë frymët e orëve
Prehen shkronjat përdëllestare, gratë mbeten shtatzënë
dhe mbin gruri mes fletëve.
Shpendë vijnë nga dy sytë e tu dhe mbartin lajme
mjalte.
Mangot bien, pyjet digjen dhe bien daullet e
Nubianëve.

Kur të dua, Deti i Bardhë bëhet plot me lule të kuqe
Do vende lundrojnë mbi ujë dhe do të tjera humbin
nën të
Lëkura ime ndryshon.. dalin prej saj tre pëllumba të
bardhë, dhe tre trëndafila juria
Dielli zbulon femëroren e vet. Ai vë vathë të artë.
Deti çirret përgjysmë… Pemët ecin më dy këmbë.
Dhe të gjitha bletët shtegtojnë drejt trupit tënd të
harruar
Minare nga ari farfuritin dhe zbulesat mistike
ndriçojnë.
Kurse, mua mallëngjimet më shndërrojnë në një
mbishkrim … dhe ornamente të Kufes.
Unë eci nën urat e poezive të zeza, lëçis poezitë e mia
të natës

Përfytyroj ishuj të ngrohtë dhe varka imagjinare
peshkimi
Që mbajnë për mua duhan dhe butakë .. nga ishuj
lindorë të Indisë.

Përktheu: Agron Islami

*Titulli i origjinalit: “Kur dashuroj”

LEXO EDHE: NIZAR QABBANI: DU ME SHKRUE FJALË TJERA PËR TY…