Nizar Qabbani: Kur të hasësh një burrë

Si ta shpjegoj këtë mungesë të pranisë dhe mungesë të të qenit? Si mund të jem këtu… dhe atje? Si duan t’i shoh kur në botë s’ka grua veç teje?

Kur të ndeshësh ndonjë burrë
q’e kthen
secilën pjesë tënden
në poezi,
i cili thur vargje
me çdonjë nga fijet e flokëve të tu,
kur të hasësh një burrë,
që di,
ashtu si unë,
të të lajë e të t’stolisë
me poezi,
në gjunjë do të lutem
që pas t’i rendësh pa ngurrim,
s’ka rëndësi
nëse e imje je apo e tij,
por se i përket poezisë.

E dija,
ndërsa ishim në stacion,
se ti ishe duke pritur tjetërkënd,
e dija,
ndërsa mbaja valixhen tënde,
se ti do të niseshe për rrugë me tjetërkënd,
e dija se isha
jo më shumë se një freskore letre në gatishmëri
për t’i bërë ballë
vapës verore përreth teje.
Siç e dija
se letrat e dashurisë që të shkrova
qenë veç pasqyra
ku krenaria jote soditej.

E pavarësisht kësaj
do të ta mbaj valixhen
bashkë më valixhen e dashnorit tënd,
pasi unë nuk mund
të shuplak një grua
që ka ngarkuar në valixhen e saj të bardhë
ditët më të paqme të jetës sime.

Përktheu: Edon Qesari

ObserverKult


Lexo edhe:

NIZAR QABBANI: TI JE DUKE PRITUR RIKTHIMIN TIM ÇMENDURISHT…