Nizar Qabbani: Më duaj, zonja ime!

Si ta shpjegoj këtë mungesë të pranisë dhe mungesë të të qenit? Si mund të jem këtu… dhe atje? Si duan t’i shoh kur në botë s’ka grua veç teje?


Poezi nga Nizar Qabbani

Më duaj pa shqetësime
dhe humb vijave të dorës sime.
Më duaj për një javë, për disa ditë
ose vetëm disa orë…
se çaj kokën për amëshimin.

Unë jam si tetori…
muaj i erës, shiut, të ftohtit.
Jam tetor…kështu që,
godit si rrufe mbi trupin tim.

Më duaj me gjithë
ashpërsinë e tartarëve,
me nxehtësinë përvëluese
të xhunglës, egërsinë e shiut.

Mos ler asgjë,
pluhuros gjithçka,
kurrë mos u zbut!

Të gjitha ligjet e njerëzimit
kanë rënë mbi buzët e tua…

Më duaj si një tërmet,
si një vdekje e beftë,
dhe ler që gjinjtë e tu
mbarsur me zjarr dhe vetëtima
të më sulmojnë
si ujk i egërsuar nga uria,
leri të më kafshojnë, godasin,
siç shiu godet bregun e ishullit.

Jam një burrë pa fat,
bëhu ti, atëherë, fati im
dhe mbamë në gjirin tënd
si prerjen mbi gur.

Më duaj,
dhe mos më pyet si…
Mos belbëzo nga droja
dhe mos ki frikë.

Kur dashuria na godet
nuk ka as “si”, as “pse”.

Më duaj pa ankime,
a proteston milli
kur hyn në të shpata?

Bëhu dashuria ime,
limani im,
migrimi im,
bëhu thatësira dhe përmbytja,
ëmbëlsia ime
dhe ashpërsia.

Më duaj në mijëra mënyra,
por mos u përsërit si vera.
E urrej verën.
Më duaj dhe thuama!
E urrej të dashurit pa zë,
urrej të gropos dashurinë
në një varr heshtjeje.

Më duaj…
larg prej tokës së shtypjes,
larg qytetit tonë
mbushur me paragjykime,
larg ngurtësisë së tij.

Më duaj…
larg qytetit tonë,
sepse dashuria nuk e ka
vizituar qysh kur ekziston,
dhe Zoti nuk është kthyer
kurrë më aty.

Më duaj…
mos ki frikë nga uji
në këmbët e tua, zonja ime,
nuk do të pagëzohesh grua,
nëse trupi yt nuk zhytet në ujë
e nëse nuk të lagen flokët.

Gjiri yt është një rosë e bardhë,
s’ mund të jetojë pa ujë.

Më duaj
me pastërtinë
dhe të metat e mia,
me qetësinë
dhe furtunën time.

E imja kurorë lulesh,
pyllishtja ime e kënasë,
mbromë…

Zhvishu
dhe ler të bjerë shi
mbi etjen time.
Tretu si dylli në gojën time
e bëhu brumë
me çdo pjesë të trupit tim.
Zhvishu…
dhe hapi buzët e mia
siç bëri Moisiu në Sinai.

Shqipëroi: Rielna Paja

ObserverKult

—————-

Si ta shpjegoj këtë mungesë të pranisë dhe mungesë të të qenit? Si mund të jem këtu… dhe atje? Si duan t’i shoh kur në botë s’ka grua veç teje?

Lexo edhe:

NIZAR QABBAN: NË BOTË S’KA GRUA TJETËR, VEÇ TEJE…

Në botë s’ka grua veç teje…poezi nga Nizar Qabban

Dhe mes grave të bukura të çdo xhinsi e ngjyre,
mes mijëra fytyrave që më bindën
dhe atyre që nuk më bindën,
Mes një plage që kërkoj dhe një plage që më kërkon
mendoj epokën tënde të artë…
Epoka e manjolës, epoka e qirinjve dhe e parfumeve.
Ëndërroj për epokën e tënde,
që ishte më e madhja ndër kohërat,
çfarë e quan këtë ndjesi?
Si ta shpjegoj këtë mungesë të pranisë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult