Një grua me një vullnet të fortë quhet “e keqe”; Një burrë quhet “i fuqishëm”

Për shkak të stilit të saj udhëheqës, vendosmërisë, veprimeve dhe politikave të mahnitshme, Margaret Thatcher konsiderohet si një nga politikanët më të famshme në histori.

Disa nga thëniet më të njohura “Zonja e Hekurt”:

  • Unë zakonisht e krijoj mendimin për një burrë në 10 sekonda, dhe shumë rrallë e ndryshoj.
  • Një grua me një vullnet të fortë quhet “e keqe”; Një burrë me një vullnet të fortë quhet “i fuqishëm.
  • Mos ndiqni turmën, le të vijë turma vet.
  • Të jesh i fuqishëm është sikur të jesh një zonjë. Nëse duhet t’i tregosh njerëzve se je një zonjë, atëherë ti nuk je.
  • Planifikoni punën tuaj për sot dhe çdo ditë, pastaj punoni në planin tuaj.
  • Kur njerëzit janë të lirë të zgjedhin, ata zgjedhin lirinë.
  • E dua argumentin, e dua debatin. Unë nuk pres që dikush të ulet dhe të pajtohet me mua, kjo nuk është puna e tyre.
  • Ju duhet të luftoni një betejë më shumë se një herë për të fituar atë.
  • Votat nuk bien nga pemët si kumbullat e pjekura: ato duhen fituar.
  • Gjeli mund të këndojë, por vezët i bën pula.

ObserverKult

Lexo edhe:

COELHO: DASHURIA ËSHTË SI NARKOTIK- BËHENI I VARUR, I VJEDHUR, POSHTËROHENI…

paulo coelho

Kam qenë i dashuruar më parë, është si narkotik. Në fillim, ajo e sjell euforinë e nënshtrimit të plotë. Ditën tjetër ju dëshironi edhe më shumë.

Ju ende nuk jeni i varur, por e pëlqeni atë ndjesi dhe mendoni se ende mund t’i kontrolloni gjërat. Ju mendoni 2 minuta për personin që e dashuroni dhe pastaj e harroni atë për 3 orë. Por pastaj ju mësoheni me atë person dhe filloni të jeni plotësisht i varur nga ai.

Tani ju për atë mendoni 3 orë dhe e harroni vetëm 2 minuta.

Nëse ajo nuk është atje, ju e ndjeni një varësi e cila nuk ka shërim…

Dhe ashtu sikurse varësit të cilat ua vjedhin veten tuaj dhe ju poshtërojnë për ta arritur atë që kanë nevojë, edhe ju jeni në gjendje të bëni çdo gjë për dashurinë.

*Shkëputur nga “Buzë lumit Piedra u ula dhe lotova, Paulo Coelho

Lexo edhe:

GHANDI: A KE ZEMËR TË PASTËR? KJO ËSHTË BUKURIA E VËRTETË!

Mahatma Ghandi ishte një udhëheqës i shquar politik dhe ideologjik i Indisë gjatë “lëvizjes indiane për pavarësi”.

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Mahatma Ghandi:

Kliko per t’i lexuar KETU