Pothuajse një vit pas atentatit në një manifestim në Nju-Jork, autori Salman Rushdie ka vendosur që gjithë reflektimet dhe përjetimet e tij t’i hedhë në letër dhe t’i servirë për lexuesin në librin e tij më të fundit.
Libri titullohet “Knife”, dhe do të publikohet më 16 prill 2024 nga Penguin Random House. Autori 76-vjeçar me origjinë indiane, fitues i shumë çmimeve, tha se ky ishte një libër që duhej ta shkruante. “Ishte një mënyrë për të marrë përgjegjësinë për atë që ndodhi dhe për t’iu përgjigjur dhunës me art.”
Titulli i plotë i veprës relativisht të shkurtër autobiografike është “Knife: Meditations After an Attempted Murder” dhe, natyrisht, lidhet me përvojën personale të autorit.
Është “një libër rrëqethës”, sipas Nihar Malaviya, shefi ekzekutiv i shtëpisë së madhe botuese, dhe “një kujtesë e fuqisë së fjalëve për t’i dhënë kuptim të paimagjinueshmes. Ne jemi të nderuar ta botojmë atë dhe jemi të mahnitur me vendosmërinë e Salmanit për të treguar historinë e tij dhe për t’iu rikthyer punës që ai e do.”
Rushdie, i cili jeton në SHBA që nga viti 2000, u godit disa herë me thikë, ndërsa ishte në skenë në Fondacionin Chautauqua në shtetin e Nju-Jorkut, ku ishte planifikuar të mbante një ligjëratë në muajin gusht të vitit 2022. Ai qëndroi në spital për gjashtë javë, duke humbur shikimin në njërin sy dhe ndjeshmërinë në disa gishta. Personi që dyshohet se e goditi me thikë, Hadi Matar, u akuzua për tentativë vrasje./Liberale.al
ObserverKult
Lexo edhe:
SALMAN RUSHDIE: PSE DISA S’KANË FARE TURP?
Nga Salman Rushdie
Pasi e tradhtoi në shtëpinë e perversioneve të të atit, Saladin Çamça refuzoi ta takonte Zinatin apo t’u përgjigjej mesazheve që linte ajo në recepsionin e hotelit. Milionerët po mbaronte, tuneut po i vinte fundi. Koha për t’u kthyer. Pas festës së natës së fundit, Çamça u nis të shkonte në shtrat. Në ashensor një çift i ri, që duke qartë që ishin të porsamartuar, po dëgjonte muzikë me kufje. Djaloshi i murmuriti së shoqes:
-Dëgjo, më thuaj. A të dukem ende i huaj ndonjëherë?
Vajza buzëqeshi me dashuri, tundi kokën nuk dëgjoj dhe hoqi kufjet. Ai përsëriti me seriozitet.
-A nuk të dukem ende ndonjëherë i huaj?
Ajo, me një buzëqeshje të vendosur, mbështeti për një çast faqen mbi supin e tij të lartë kockor.
-Po, një ose dy herë, – tha dhe vuri sërish kufjet. Ai bëri të njejtën gjë me një pamje mjaft të kënaqur nga përgjigjja e saj. Trupat e tyre rigjetën edhe një herë ritmet e muzikës së regjistruar. Çamça doli nga ashensori. Zini ishte ulur në dysheme me shpinën pas derës…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU