Ku ka martesë pa dashuri, do të ketë dashuri pa martesë…

Martesë, apo jo…ja çfarë thonë për te autorë të ndryshëm:

Martesa është në jetë si një duel në mes të një beteje./ Edmond About

Martesa lidh përjetësisht dy qenie dhe i lumturon vërtet nëse ata e meritojnë./ Giuseppe Garibaldi

Nëse keni frikë nga vetmia, mos u martoni./ Anton Çehov

Ku ka martesë pa dashuri, do të ketë dashuri pa martesë./ Benjamin Franklin

Një martesë e lumtur mund të ekzistojë vetëm mes një burri të shurdhër e një gruaje të verbër./ Anton Çehov

Bëji sytë katër para martesës; e mbaji të hapur pas martesës./Thomas Fuller

Jeta nuk ka lidhje me fotografitë e muajit të mjaltit./ Aldo Busi

Martesa është një katrahurë për të rinjtë dhe një ngushëllim për të moshuarit./ Robert A. Heinlein

Një martesë e mirë është ajo që të lë hapësirë për ndryshim, për rritje individuale dhe për mënyrën e të shprehurit të dashurisë./ Pearl S. Buck

Sekreti i një martese të lumtur mbetet sekret./ Henny Youngman

Përgatiti: L.F-ObserverKult


jeta osho

Lexo edhe:

OSHO: I URREJ MARTESAT FALSO. MARTESA O DUHET TË JETË KULM I DASHURISË, OSE VARJANI, MOS U MARTONI!

Martesa ka bërë që dashuria të zhduket frikshëm nga toka. Pasi martesa përgatitet për arsye të tjera përveç dashurisë – para, financë, familje, prestigj, astrologji – oh sa shumë budallallëqe, sa absurditete!

Prandaj martesa është pothuajse gjithmonë dështim, pasi nuk ka asgjë të përbashkët me zemrat e dy të martuarve. Martesat e suksesshme janë më shumë aksidente, përjashtime, kështu që nuk llogariten këtu.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult