Një mundësi më shumë për kompozitorët e rinj, rikthehet konkursi “Çesk Zadeja”/ Tri veprat fituese do vihen në skenë

Deri me datë 6 nëntor do të jetë i hapur konkursi për kompozitorët e Rinj “Çesk Zadeja” që synon të inkurajojë krijimtarinë e re të veprave muzikore origjinale. Ky konkurs rikthehet edhe këtë vit nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë.

Ndërkaq thirrja për krijuesit e rinj, për vitin 2023, do të pranojë aplikime nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut, për kategorinë Muzikë Instrumentale dhe Vokale e Dhomës.

Veprat e plota do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga një juri me personalitete të fushës, shqiptarë e të huaj.

Njoftimin për këtë konkurs me të gjitha detajet e ka shpërndarë në llogarinë e saj Facebook, drejtoresha e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Abigeila Voshtina.

Nëpërmjet këtij konkursi do të përzgjidhen për t’u interpretuar vetëm veprat e 3 çmimeve fituese.

Çmimi i Parë, “Çesk Zadeja 2023”, çmimi i dytë “70 vjetori i TKOB-së”, vepër muzikore vokale instrumentale dhe çmimi i tretë.

Ndryshe, të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në këtë konkurs, duhet të dërgojnë në mënyrë elektronike, pranë sekretaria@tkob.gov.al, një video prezantim të vetes dhe punës së tij/ saj, formularin e aplikimit të plotësuar (të cilën e gjeni në web-in zyrtar të TKOB-së), kartën e identitetit ose pasaportë, portofoli i veprimtarisë së krijuesit (CV), diplomë, dy fotografi të përditësuara, partiturën e veprës të shkruar me një program notëzimi (Finale, Sibelius, Dorico etj). /ObserverKult


Lexo edhe:

PIANISTI SHQIPTAR RRËMBEN VENDIN E PARË NË MALTË

Kosti Deti është korçari i ri që po korr sukses në të gjithë botën. Ai është pianist dhe ka fituar mbi 30 çmime ndërkombëtare.

Në një lidhje me Skype për ABC, Kosti ka treguar gjithçka mbi sukseset e tij dhe veçanërisht për çmimin e parë që ka fituar së fundmi në Maltë. Ai tha se studion rreth 6 orë në ditë dhe nuk harron të dëgjojë as muzikën shqiptare.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ISMAIL KADARE: KA NJËZET VJET QË TI MUNGON…

Poezi nga Ismail Kadare

Ka njëzet vjet që ti mungon,
zbrazëtirën asgjë se mbush,
në tryezën e gëzimit a të brengës sonë,
ka një vend ku s’ulet askush.

N’aeroport të Rinasit nga ike,
pistat janë të shtruara gjithnjë,
të gjithë avionët ty të marrin,
por pas s’të kthen asnjë.

Veç mes gjëmimit të motorëve,
duralumini ndrit, drithëron,
zëri gjëmues dhe buzëqeshja jote,
vijnë një çast dhe prapë shkojnë…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult