Ismail Kadare: Ka njëzet vjet që ti mungon…

toleranca ndërfetare

Ka njëzet vjet që ti mungon,
zbrazëtirën asgjë se mbush,
në tryezën e gëzimit a të brengës sonë,
ka një vend ku s’ulet askush.

N’aeroport të Rinasit nga ike,
pistat janë të shtruara gjithnjë,
të gjithë avionët ty të marrin,
por pas s’të kthen asnjë.

Veç mes gjëmimit të motorëve,
duralumini ndrit, drithëron,
zëri gjëmues dhe buzëqeshja jote,
vijnë një çast dhe prapë shkojnë…

*Titulli i origjinalit “E pamundura”

ObserverKult


Lexo edhe:


GANI MEHMETAJ: ISMAIL KADARE E PRANOI SE KISHTE GABUAR DHE I KËRKOI FALJE IBRAHIM RUGOVËS

Ismail Kadarenë e takova për herë të parë në Prishtinë, më 1980. Kishte ardhur në promovimin e veprave letrare që ia botonte “Rilindja”. Në konferencën me gazetarë në Pallatin e Shtypit pati shumë të interesuar: intelektualë, shkrimtarë, gazetarë, artistë dhe njerëz të zgjedhur. Ishte elita intelektuale dhe kulturore e kryeqytetit. Ai fliste ndërsa të tjerët e dëgjonin. Emri i tij tashmë ishte bërë i famshëm ndër ne dhe në botë. Ai ishte mburrja dhe krenaria kombëtare, maestro i fjalës së shkruar. Pyetjet ishin të ndryshme, ndërsa përgjigjej me kujdes. Ishte ngjarje kulturore paraqitja e Ismail Kadaresë në Pallatin e Shtypit, diçka që rrallë shihej. Ai foli për letërsinë, për problemet e artit dhe për njohjen e ndërsjellë. Njerëzit e përpinin çdo fjalë të tij.

Ato ditë të qëndrimit të Kadaresë në kryeqytetin tonë, flitej se në Perëndim përgatitej xhirimi i filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, bashkëprodhim franko-italianë. Ishte romani i parë i një shkrimtari shqiptar, që do të bëhej film jashtë kufijve të shtetit. Edhe kjo ishte ngjarje, sepse po ekranizohej romani i Kadaresë. Nga redaksia e gazetës “Rilindja”, ku punoja, mora lejen që ta takoja shkrimtarin dhe të informoja lexuesit e gazetës. E takova në hotelin “Grand”, ishte në shoqëri me Helenën. Dy-tri hije lëviznin në cepat e korridoreve. Sapo u nda nga Ekrem Kryeziu, regjisor.

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU