Anila Toto: Një natë të trishtë më puthe aty nën shi…

anila toto

Një natë të trishtë më puthe aty nën shi…poezi nga Anila Toto

Me veten një çast e heshtur mbylli sytë,
E trupin ma përshkon një buzëqeshje…
Një natë të trishtë më puthe aty nën shi
Nga shi i ëmbël… filluan edhe reshjet!

Oh…dje prapë ra një shi gri i argjendtë,
Mua mu kujtuan vitet më parë,
Binte shi e ne ishim veç dy studentë,
që do putheshim nën shira të pandarë.

ObserverKult

—————————–

Lexo edhe:

Rozafa Shpuza: Simfonia e nji dite me shi