Një puthje është caku i ëndrrës

Nga Mihalaq Qilleri

Një puthje, me gjithë ëmbëlsinë dhe ëndjen.
Është, megjithatë, vetëm një çast.
Kur buzët takohen dhe ndihen si në parajsë.
Një puthje është thjeshtë intimiteti
I brendësisë thuajse shpërfaq prej vërteti.

Një puthje nuk është vazhdimësi,
Nuk është mjerisht një ëndërr në thellësi,
Një puthje është etja e një rasti,
Që të bën të ndihesh kavalier, princ, mrekulli.
Një puthje mund të harrohet si një këmishë e vjetër,
Derisa në ankthin erotik të blejmë një tjetër..

Një puthje mund të jetë shpërthimi i një vullkani,
Dashuri e egër, e madhe, me forcën e një luani..
Një puthje megjithatë është caku i ëndrrës
Ose ëndrra e shuar e zhgjëndrrës.