Poezia “Shi” e poetit uruguajas Mario Benedetti
Është lodhur shiu së rëni
i lodhur dhe unë duke e kundruar
më duket sikur premtimet po lan
shpresën dhe gëzimin për të jetuar.
Ky shi që heshtjen po shpon
si një perde pa ngjyrë e pa kohë
e tillë sa edhe hapësirat i errëson
a thua qenka një natë me llohë.
Dashtë Zoti që e shenjta gurrë
nga mërzitja ujitjen e butë e lë
dhe falë puhisë do të thahemi
e rrebeshi tjetër dot nuk na zë.
Për çudi shi nuk bie vetëm jashtë
një shi tjetër i fshehtë e i trishtë
aq befasisht dhe angështues
na bie në zemër na bie në shpirt.
Përktheu: Bajram Karabolli
ObserverKult
————————————————
Lexo edhe:
MARIO BENEDETTI: MOS U DORËZO, TË LUTEM!
Mos u dorëzo, ende ke kohë
t’ia dalësh mbanë e sërish të fillosh
frikën ta groposësh, hijet t’i pranosh,
ta zgjidhësh lakun, prapë të fluturosh.
Mos u dorëzo se kjo është jeta,
të vazhdosh udhëtimin,
ëndrrat pas t’i ndjekësh,
ta shpengosh kohën
të pastrosh rrënojat dhe të shohësh qiellin…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU
Lexo edhe:
MARIO BENEDETTI: MË NË FUND NDIHEMI VETVETJA…
Madridi është zbrazur krejt
veç neve të paktët kemi mbetur
e për këtë pikërisht
prandaj arrijmë ta ndiejmë sërish
praninë e lulishteve dhe shatërvanëve
të parqeve dhe rrethrrotullimeve…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU