Pas tragjedisë në Seul, ku sipas autoriteteve kanë vdekur 154 persona si pasojë e turmës që shtypi dhe shkaktoi panik në qendrën e qytetit aziatik, një tjetër ngjarje me dinamika të ngjashme ka ndodhur në një tjetër metropol.
Bëhet fjalë për Kinsashën, kryeqytetin 17 milionë banorësh të Republikës Demokratike të Kongos.
Sipas autoriteteve të atij vendi afrikan, janë 11 viktimat gjatë një koncerti të këngëtarit vendas Fally Ipupa, 9 spektatorë dhe 2 policë, që ndodheshin në stadiumin e tejmbushur për një event që pritej prej kohësh.
Stadiumi që paradoksalisht i kushtohet martirëve, mund ta pranojë rreth 80 mijë spektatorë, por të pranishmit ishin më shumë, pasi sipas hetimeve të para organizatorët kishin prerë shumë më bileta sesa mund të mbante infrastruktura.
Nga tribunat, presioni i turmës u drejtua drejt zonave VIP, duke marrë me vete gjithçka, bashkë me jetën e shumë të rinjve.
Kantautori 45-vjeçar Fally Ipupa është një nga zërat më të njohura të muzikës afrikane, i njohur edhe në Francë, ku ka shumë ndjekës por kur në 2020 një nga koncertet e tij në Paris u ndërpre nga zjarret e shkaktuara nga pjesë e publikut, që detyroi autoritetet franceze të mbyllnin stacionin e Lionit, një prej stacioneve kryesore të kryeqytetit francez.
Ai pranoi se ishte “i tmerruar nga ajo që ndodhi në Kinsasha, qytetin ku kam lind dhe ku doja të sillja një mesazh paqe”. /A2/
Lexo edhe:
“TRAGJEDIA BUZË DETIT”: NJË INCIDENT I TMERRSHËM QË NDRYSHOI JETËN E NJË ÇIFTI PËRGJITHMONË
ObserverKult