Një udhë pa Odhisenë

Ymer Nurka

Si udhëbërës i regjur e brodhe ti Botën
Dhe ditën e shkele si natën
Vetvetes i thoje “kërkoj Penellopën”
Të tjerëve u thoje “Itakën.”

Në këngë sirenash ti veshët si zure
Penellopa tu dukën gjithë gratë
Pas tyre ti rende, sa ëndrra ti thure
Gjithë vendet të ngjanin Itakë

Nuk ka jo kuptim asnjë aventurë
Për atë që rrugëve po rend
Nëse natës për të s’u prish një pëlhurë
E ditës përsëri nuk u end.

Si kuptove që udhët e Globit të ngopën
E ëndrrat e moshës t’u plakën
U kujtove në çast të kërkosh Penellopën
Me të, të gjejsh dhe Itakën

Kur pe që “penellopat” shpirtin ta ropën
E “itakat„ në rrugë të flakën
“O zot – ti u lute -tregomë Penellopën!
Tregomë o Zot Itakën!”