Një vjet pa aktoren e njohur, Leze Qena

Sot, më 25 mars 2021 janë bërë 1 vjet nga vdekja e aktores Leze Qena.

Ajo vdiq në moshën 85-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Leze Qena, lindur si Elizabeta Spaqi në Prizren, më 2 mars 1935, ishte aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar.

Me thjeshtësinë e mjeshtërinë e saj prej aktoreje, ajo diti të bëjë për vete të gjithë.

Një aktore në rolet e të cilës, nuk pati shikues që nuk e gjeti veten, artiste e merituar shumanshëm që u mirëprit e adhurua gjithmonë nga publiku.

Interpretuese brilante që u vlerësua lart nga profesionistët autorët dhe mediat, vepra e të cilës qysh moti kishte tejkaluar kufijtë shtetëror dhe njihej e respektohej përveç aktorëve vendor edhe nga ata ndërkombëtar./rtv21

Më poshtë mund të dëgjoni rrëfimin e Leze Qenës: