“Njëfarë apo një farë? Çfarë apo ç’farë”?/ Pse i shkruajmë gabim këta përemra?


“Njëfarë apo një farë? Çfarë apo ç’farë”… Pse i shkruajmë gabim këta përemra?

Gjatë punës sime kam vënë re, se këta dy përemra në 80% të rasteve shkruhen GABIM! P.sh., përemri i pacaktuar “njëfarë” shkruhet ndaras dhe jo bashkë.

KUJDES, ky përemër shkruhet bashkë, pasi është fjalë e përngjitur. Shkruhet ndaras vetëm për emrin “farë” me një numëror përpara. P.sh.: një farë misri, dy fara misri etj.

Pra, dallimi është shumë i qartë. Kur është emër me numëror para shkruhet ndaras, ndërsa kur është përemër shkruhet GJITHMONË bashkë.

I njëjti gabim ndodh edhe me përemrin pyetës “Çfarë?”. Sa e sa herë e hasim me apostrof “Ç’farë?”!

KUJDES! Përdoret me apostrof “Ç’farë?” vetëm në një rast: kur përdorim trajtën e shkurtuar të këtij përemri pyetës për të pyetur për farën. P.sh.: Ç’farë ke mbjellë këtu? (D.m.th.: Ç’lloj fare ke mbjellë këtu?)

Ndërsa në raste të tjera shkruhet GJITHMONË pa apostrof! P.sh.: Çfarë po ndodh? Çfarë njeriu është ai? Çfarë kafshësh rriten atje? Çfarë e ke atë djalë?

Përgatiti: S. Agolli

Foto ilustrim

Lexo edhe:

NDIHEM APO NDJEHEM? NDIEJ APO NDJEJ? SI DUHET TË SHKRUHEN…

Ndiej apo ndjej? Si ndihesh apo si ndjehesh?
Të dyja janë fjalë shqipe. Bëhen joshqipe kur i hyjnë në hise njëra-tjetrës. Kanë prejardhje dhe kuptime të ndryshme.

I.
“Ndiej, me ndie”, e burimit indoeuropian të shqipes, ka dy kuptime kryesore:
– Dëgjoj. Nuk ndiej, kam dyll në veshë. E ndiem kur këndoi.
– Kam një ndjenjë. Ndiej të ftohtë. Ndiej keqardhje.
Kështu edhe trajtat pësore e vetvetore “Ndihem, me u ndie”:
– Kam një ndjenjë. Ndihet i kënaqur.
-Dëgjohem. Afroju pak, se nuk ndihesh. Nuk ndihet zhurmë.
Prej këtu emrat “ndjenjë“, “ndjesi“.
Prej këtu edhe mbiemri “i ndier” (gegnisht “i ndiem”). Sipas Fjalorit të Akademisë së Shkencave “i ndier” ka kuptimin: ”i dëgjuar, i përmendur, i njohur. Burrë i ndier”…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult