“Njerëzisht”, poezi nga Mim Marjanaku

Të puthemi në mundim,
të qeshim buzët, edhe në cep qoftë.

Të dëgjojmë zemrën
kur sytë i mbyllim,

të harrojmë pse dje u zumë,
t’i tokim duart si fëmijët.

Të këndojmë një këngë, një këngë rinie.
Të kërcejmë “një dans”, dansin e prindërve.

Të paktën sonte!

Merr një pasqyrë
dhe ngrija zerin,

thuaji atë që s’guxon
“Ji njeri, o njeri.”

Të paktën sonte.

Lamë pas miq,
shokë, të afërm…
i përcollëm.

Gjithçka këtu e lanë.

Në këtë natë
që po mbulon oborrin,
të pimë, të dehemi,
të harrohemi.

Të paktën sonte.

ObserverKult


Lexo edhe:

MIM MARJANAKU: TI NUK ERDHE RASTËSISHT…