Studiuesit tregojnë se krenaria mund të nxitet edhe nga vetëvlerësimi i dobët dhe turpi. Ndihemi aq keq me veten, aq sa këtë ndjenjë e kompensojmë duke u ndjerë superior. I kërkojmë të metat e të tjerëve, si një mënyrë për të fshehur të metat tona. Na pëlqen të kritikojmë të tjerët si një mbrojtje kundër njohjes së mangësive tona.
Ata gjithashtu dallojnë tre lloje të shprehjes se krenarisë: dinjiteti, epërsia dhe arroganca.
Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm mbi krenarinë:
-Për një shpirt kryelartë është më e thjeshtë të bëjë hajdutin se lypësin. /Thomas More
-Krenaria është opinioni që kemi për vetveten, ndërsa mendjemadhësia është çfarë duam që të tjerët të mendojnë për ne. /Jane Austen
-Mendjemadhësia, pothuajse gjithmobë, ka edhe një shoqe akoma më të keqe që e shoqëron: smira. /Alexandre Dumas
-Ne më shumë jemi krenarë kur jemi vetëm.— Volteri
-Mendjemadhësia asgjëson çdo gjë. /Nënë Tereza
-Modestia është forma më ofenduese e kryelartësisë. /Giovanni Papini
-Njeriu mendjemadh, zakonisht është krenar për gjëra të gabuara. /Henry Ford
-Injoranca dhe krenaria zakonisht shkojnë bashkë, si shtati e hija./ Gjergj Fishta
-Më largo o Zot, nga urtia që nuk qan, nga filozofia që nuk qesh dhe nga krenaria që nuk gjunjëzohet para një fëmije. /Khalil Gibran
-Dinjiteti ka një lidhje tepër intime me krenarinë për të pasur mardhënie jashtëmartesore me të. /Melle Luzy
-Më shumë se interesi është krenaria që na ndan./ Auguste Comte
-Njerëzit krenar nuk e durojnë dot krenarinë e tjetrit. /Thomas Fuller
Përgatitit B.L/ ObserverKult
Lexo edhe: