Ismail Kadare: Të falësh, nuk do të thotë të harrosh…

kadare mbreti

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Mund të jetë e padrejtë, por ndonjëherë ajo çka ndodh brenda pak ditësh, ose edhe në një ditë të vetme, mund të ndryshojë rrjedhën e një jetë të tërë./ Khaled Hosein

Eleganca është e lindur, dhe nuk ka të bëjë aspak me të qenit e veshur mirë. /Diana Vreeland

Mund t’i humbasësh të gjitha në jetë, por jo dhe ëndrrat. /Abraham Lincoln

Lehtë na mashtrojnë ata që i duam./Moliere

Mos e harro, njerëzit kanë nevojë për të qeshur ndonjëherë më shumë sesa për ushqim./Anna Fellows Johnston

Do ta kërkosh gjithnjë, është e kotë ta mohosh! Dhe në mes të njerëzve do ta ndjesh nevojën ta takosh si herën e parë që e ke parë. Dhe si herën e fundit, kur e humbe…/Fabio Volo

Ai që ka frikë nga jeta nuk ka gjak dashurie. /Petro Marko

Jeta e një beqari është një mëngjes i shijshëm, një drekë bajate dhe një darkë e mjerë. /Francis Bacon

Të falësh, nuk do të thotë të harrosh./Ismail Kadare

Njeriu që nuk ka vuajtur, nuk di të falë. /Tomazeu

ObserverKult


Lexo edhe:

NËNË TEREZA: DASHURIA ËSHTË E VETMJA PËRGJIGJE PËR VETMINË…