Dario Jaramillo Agudelo
Nji ditë kam me të shkrue nji poezi pa zan fill nat’e zefir;
nji poezi pa lule, s’ka me pasë në te jasemin e maragjyl.
Nji ditë kam me të shkrue nji poezi pa zabel, pa bylbyl
në te s’ka me pasë det
dhe për qill s’ka m’u mahitë.
Nji ditë kam me shkrue nji poezi për ty, ka m’u mjaftue veç
me gishtat nëpër tandin shtat e në fjalë ka me ta kthye vështrimin.
Nji poezi pa similituda, pa metafora, nji ditë kam me shkrue nji poezi
qi erën tande ka me pasë,
nji poezi me ritmin e zemrës tande, me hovin dhe zjarrminë
qi ma jep në përqafim.
Nji ditë, për ty nji poezi kam me shkrue, kangën e Gëzimit tem.
© shqipëroi Maksim Rakipaj