Një vajzë 12-vjeçare është pranuar në Mensa, një shoqatë ndërkombëtare. Kjo shoqatë është themeluar në Angli, më 1 tetor 1946, nga Roland Berrill dhe Lancelot Ware.
Ajo arriti të hynte në këtë shoqatë falë një testi inteligjence. Ky test zbuloi se vajza ka një koeficient intelektual më të lartë sesa Albert Ajnshtajn.
Vajza quhet Anwita Patil, nga Mançesteri (Mbretëria e Bashkuar).
Ajo regjistroi 162 pikë, më e larta e mundshme në kategorinë e saj të moshës, duke e vënë atë përpara shkencëtarëve që konsiderohen të kenë një IQ rreth 160.
Prindërit e Patil, duke folur për “Manchester Evening News”, thanë se ishin të mahnitur nga inteligjenca natyrore e vajzës së tyre.
Duhet të theksohet se fëmija ka dy referenca të shkëlqyera. Babai i saj është konsulent për NHS në Mançester ndërsa nëna ka doktoraturë në matematikë.
Të impresionuar nga aftësitë e vajzës, prindërit e saj vendosën që Patili të bënte testin, i cili përbëhet nga dy pjesë.
E para vlerëson aftësinë gjuhësore, ku ajo mori 162. Ndërkaq e dyta vlerëson vetëdijen vizuale dhe hapësirën, ku mori 140.
Pasi shënoi notat më të larta në një nga testet, ajo ishte në gjendje t’i bashkohej Mensa-s, shoqërisë më të vjetër dhe më të madhe të inteligjencës në botë.
Ndryshe, Mensa pranon vetëm njerëz që mund të dëshmojnë se kanë një IQ të lartë./gazetatema.net
ObserverKult
Lexo edhe:
KUJT I LEJOHET TË SHIKOJË TRURIN E AJNSHTAJNIT?
Pas vdekjes së tij në 1955, truri i Albert Ajshntajn u hoq dhe u nda në 240 pjesë dhe u shpërnda shkencëtarëve në mbarë botën. Albert Ajshntajn vdiq nga një aneurizëm abdominal në moshën 76-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë në Qendrën Mjekësore Universitare të Princeton në Plainsboro, New Jersey.
Sipas dëshirës së tij, eshtrat e fizikanit legjendar u dogjën dhe hiri u shpërnda në një vend të pa zbuluar ende.
Menjëherë pas vdekjes së tij, njeriu që mbikëqyri autopsinë e Ajnshtajnit ishte një patolog i spitalit Princeton. Ai hoqi trurin e fizikantit duke mbajtur pjesën më të madhe të trurit në posedim personal për më shumë se 40 vjet.
Sot, 170 nga ato blloqe janë kthyer në qendrën Mjekësore Universitare të Princeton. Sipas BBC disa nga indet e trurit të Ajnshtajnit janë vendosur në Muzeun Mjekësor Mutter në Filadefia. Ndërsa shumë pjesë të tjera ende mungojnë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult