Zbulohen detaje të reja nga vrasja në setin e filmit “Rust”

Së fundmi janë zbuluar detaje të reja nga vrasja aksidentale e kineastes, Halyna Hutchins.

Një avokat i femrës që mbikëqyrte armët e përdorura në setin e filmit “Rust” ka sugjeruar që dikush ka vendosur qëllimisht një fishek të drejtpërdrejtë në armën e përdorur nga aktori  Alec Baldwin.

Jason Bowles tha se klientja e tij, Hannah Gutierrez, kishte nxjerrë municion nga një kuti që ajo besonte se përmbante vetëm plumba ‘të paaftë’ që nuk mund të gjuanin, transmeton ‘lapsi.al’.

Për këtë arsye ai mendon se është e mundur që dikush të ketë vendosur me qëllim plumba të vërtetë. Të cilët duken të ngjashëm në kuti.

Pas deklaratës së avokatit, kompania ‘Rust Movie Productions’ ka deklaruar se është duke hetuar incidentin dhe nuk ka marrë asnjë ankesë zyrtare për sigurinë në set në Santa Fe, New Mexico.


LEXO EDHE: VRAU AKSIDENTALISHT NË SHESHXHIRIM 42-VJEÇAREN, FLET PËR HERË TË PARË ALEC BALDWIN

Alec Baldwin foli për herë të parë me gazetarët pas episodit tragjik. Ku vrau në sheshxhirim drejtoreshën e fotografisë së filmit “Rust”.

Aktori theksoi se është pro masave shtrënguese mbi përdorimin e armëve në sheshxhirimet e filmave. Për të rritur sigurinë e punonjësve.

“Çfarë doni të dini? Një grua vdiq, ishte mikesha ime. Kur shkova në Santa Fe për të nisur xhirimet, hëngra darkë me të dhe me regjisorin. Ishim një ekip që shkonim shumë mirë me njëri-tjetrin. Dhe ajo që ndodhi ishte e tmerrshme”, tha Baldwin. Ndërkohë që gruaja e tij regjistronte me celular gazetarët e grumbulluar, transmeton ‘a2news.com’.

Aktori theksoi se është urdhëruar nga autoritetet që të mos flasë për detajet e ngjarjes, pasi hetimi është në zhvillim e sipër. Pr shtoi se me policët flet çdo ditë për të sqaruar incidentin që çoi në vdekjen e 42-vjeçares Halyna Hutchins. 

Më tej, ai e quajti incidentin si një episod që ndodh një herë në një trilion: “Në sheshxhirim ndodhin aksidente, por rrallë si ky. Kjo ndodh një në një trilion”…