Njoh një grua që nuk beson në dashuri…

shpirt grua vuajtja du atë

Njoh një grua
që nuk beson në dashuri…
Por, brenda vetes
beson
se meriton të dashurohet!


Njoh një grua
e cila mund të të japë një mijë arsye për të jetuar
por në fund të ditës, ajo kthehet
në qoshkën e saj, duke kërkuar, si çdo ditë tjetër
një arsye për ta mbajtur gjallë!

Njoh një grua
të heshtur, shumicën e kohës
ndërkohë që sytë e saj
flasin parreshtur, gjatë gjithë kohës.

Njoh një grua
trimëreshë para njerëzve
por e brishtë para pasqyrës së saj…

Njoh një grua
aq të ngurtë, saqë e pandeh shkëmb
Por me ngurtësinë e jashtme
ajo mbron brishtësinë e zemrës së saj të butë.

Njoh një grua
në njërin sy i banon dielli
në tjetrin hëna
Në qoshet e buzëve të saj
çelin lule
kurse në duart e saj shtrihen rrënjët e tyre.

Njoh një grua
që jep jetë
Një grua që ka bashkuar të gjitha kontradiktat
për të mbijetuar.

(Poezia arabe me autor të panjohur)

Përktheu: Elmaz Fida

ObserverKult


pandi laço të të them shpirt

Lexo edhe:

PANDI LAÇO: TIRANA NDIHET E TRADHTUAR!

Poezi nga Pandi Laço

Tirana që ndahej më dysh
Të Vjetrën dhe të Renë
Tirana që mundohet të fshehë rudhat e thinjat
Po fajde s’bën, as mrekullia me Dervish Hatixhenë
Tirana e xhiros
Që bënte dashuri në bulevardin e saj
E që sot “luxuria” e ka zhytur në mëkate e faj

Tirana
Ku rrugë e Durrësit, Kavajës, Dibrës dhe Elbasanit
Ishin Arteriet e një zemre të etur
Tirana,
Me dhjetëra “stent”-e e “bypass “- e
Por që ende s’ka vdekur
Tirana me mushkëri atleti,
ndonëse konsumonte “Partizani”, e “DS”
Tirana me ballkonin e Dajtit
Ku mes smogut nuk arrin të shquash asgjë
Tirana e Shallvareve, Zogut të Zi, e qerpiçit
Tirana e kullave e oligarkëve
Mbirë në mes të hiçit

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult