Nolcha Fox: Do të doja

Poezia “Do të doja” e Nolcha Fox e përkthyer nga Fadil Bajraj

përsëri të ecje me mua.
Më mungon. Do të doja
ta hapje derën hapakrah.
Më lër të të mbaj. Dhe të të them
derisa pimë kafe se si drita e diellit
është aureolë rreth kokës tënde.
Rimëkëmbu. Kthehu.
Ty nuk të ka pëlqyer kurrë errësira,
Varri nuk është vend
për të fshehur buzëqeshjen tënde.
Më mungon. Do të doja
të më thuash edhe një herë
sa shumë të merr malli për mua,
dhe të ma urosh
dashurinë tënde.

OberverKult


Lexo edhe:

DAN DENTON: MOS GËNJENI PËR TË QARIT

unë jam nga
një gjeneratë klishe
nga një qytezë klishe
në Miduest
ku ata përnjëmend
na kanë shpëlarë trurin
me arsimin publik të klisheuar
se djemtë nuk qajnë
si edhe me çdo gjë tjetër
si me vakinë e falënderimeve
dhe kushtetutën
si për shembull se Amerika është një vend i lirë
plot me kontrolle dhe ekuilibra
më kanë kuptuar
se djemtë nuk qajnë
është edhe një tjetër
rrenë e madhe
deri në moshën 30 vjeç
kam qarë sall
kur zemërimi ma ka
këputur shpirtin…

Poezinë e plotë të përkthyer nga Fadil Bajraj e gjeni KËTU


Lexo edhe:

JIM MORRISON: AH, SIKUR

Udhëkryqet
vend ku fantazmat
qëndrojnë për t’iu përshpëritur
udhëtarëve në vesh dhe
për t’i bërë që të interesohen për
fatin e tyre

Autostopisti pi:
“Përsëri i thërras zotat e fshehtë
të errët të gjakut”
——–Pse na thërret?
Ti e di çmimin tonë…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult