“Noli Film Festival”, mbahet festivali i parë i filmit shqiptar në SHBA

“Noli Film Festival” është festivali i parë i filmit shqiptar në Boston, SHBA, që do të zhvillohet nga data 31 maj deri në 2 qershor në Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit.

Aktori i njohur Erand Sojli, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “ABC e Mëngjesit” në ABC News tha se festivali eksporton te shoqëria amerikane vlerat tona kombëtare. Është festival unik në botë pasi është i vetmi që zhvillohet në një katedrale dhe është një kompeticion dinjitoz artistik si një vatër reference për krijuesit, skenaristët, regjisorët, kompozitorët, operatorët shqiptarë që jetojnë në Amerikë.

Ndër të tjera ai theksoi se fitimet do të shkojnë për AFC-në (Albanian Fighting Cancer) dhe për Qendrën Kulturore Fan S Noli.

“Kur je artist gjen njerëzit e llojit tënd dhe thamë pse jo. Filluam të mendojmë, hodhëm ide dhe dolëm në përfundimin se gjëja më e mirë që mund të bënim, për të bërë diçka ndryshe dhe ja ku jemi sot këtu me shumë mund dhe sakrificë.

Fitimet e këtij festivali do t’i shkojnë AFC (Albanian Fighting Cancer) dhe për qendrën kulturore Fan S Noli. Në këtë vazhdë na u bashkuan shqiptarët që luftojnë këtë sëmundje dhe na mbështetën për të përfshirë sa më shumë njerëz në këtë përpjekje.

Nga fitimet tona do të shkoj një pjesë edhe për librarinë e Fan S Nolit, pasi ka nevojë për restaurim, tha aktori.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

DOKUMENTARI “MBIJETESA DHE SHKOLLA” PRANOHET NË “TOKYO LIFT-OFF FILM FESTIVAL 2021”

Deri më tani filmi është shpërblyer me 4 çmime si dokumentari më i mirë i shkurtër (në Suedi, Turqi dhe Indi) dhe 2 herë ka qenë finalist. Ky është festivali i 6-të që merr pjesë dhe priten edhe të tjera.

Mbijetesa dhe shkolla

Është një tregim i bukur për një kohë të keqe. Një oazë paqeje në kohë lufte. Fjala është për një shkollë najloni të ndërtuar në malet e Berishës që kishte tubuar rreth 200 nxënës të fshatrave përreth, transmeton ‘epoka e re’.

Fate njerëzish që shihen në harkun 20 vjeçar në xhirime autentike të kohës dhe të tashmes në rrethana krejtësisht të ndryshme na shpalosin më së miri fatin gri të njeriut.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult