Nora Prekazi: Kremtë

nora prekazi

I mbledhi copat e trupit tim të rraskapitur
nga rolet e shumëfishta mbi supet e mia
i mbledhi sharjet si rruaza plotngjyrëshe
që mu gjuajtën zëshëm e si psherëtima
në klasë, në punë, e në rrugë
i mbledhi broçkullat që m’u thanë
se si duhet të flasë
e të jam më e brishtë,
më e pafuqishme
e më e lehtë për t’u përballuar
i mbledhi edhe shigjetat
që i mbajë shpinës gjithherë pa mburojë
prej atyre që u tunduan keq
pse jam kjo që jam
e me gjithë këta aksesorë
që m’u shtuan viteve e vlerë m’i dhanë jetës sime
si vajzë, si grua, si nënë e re
ja uroj vetës hapat përpara
që shtrihen bindshëm
ngase e vetëhapi rrugën time me delikatesë të shtruar
me lugë të vogël
nga mbetjet e pasistemuara
përgjegjshëm
të një gjinie që lindi
po nga kjo e imja

ObserverKult

Lexo edhe:


NORA PREKAZI: UNË E TI