Ju ftojmë të dëgjoni këngën “Kjo natë sa një jetë”, kënduar nga Leonard Bombaj dhe Aleksandër Gjoka.
Kënga u realizua në fillim të viteve ’90. Për muzikën dhe tekstin u kujdes Leonard Bombaj. Në vitin 1994 u realizua edhe videoklipi në formën siç e ka quajtur Bombaj, të një filmi muzikal.
Thonë se mesnata ëndrrat i mbledh, i çon diku larg
Në autostradën me mjegull hëne, vallzojnë t’gjitha bashkë.
Taksia ndjek zërin që u shua, befas n’telefon
Tjetra zhduket në re tymi, ndoshta përgjithmonë.
Uu-uu-uu ktu Autostop
Uu-uu-uu kjo natë sa një jetë.
Ej sikur njerëzit ta preknin ëndrrën, qoftë vetëm një çast
Do humbnin në vallen e gjumit,
si të cmendur dhe kurrë s’do zgjohen më.
Kjo valle indiane me iso shiu vallë do agojë
Sa t’pikojë ky lot fëmije aq kjo këngë vazhdon.
Hej-eej-heej, ktu Autostop
Eej-eie-eej, kjo natë sa një jetë.
Taksia ndjek zërin, që u shua befas n’telefon.
Tjetra zhduket në re tymi, ndoshta përgjithmonë.
ObserverKult
Kliko edhe:
DUETI QË NUK HARROHET/ LUAN ZHEGU & LEDINA ÇELO: E DONI DASHURINË? (TEKSTI DHE MUZIKA)
Kliko edhe:
“UNË JAM JAMARBRI”, VOGËLUSHI AUTIK NË FESTIVALIN E RTSH DHA MESAZH FRYMËZIMI PËR TË GJITHË
Vogëlushi autik i ngjitur dje në skenën e festivalit dha mesazh frymëzimi për të gjithë. Jamarbri, u ngjit në skenën e madhe të Festivalit për të prezantuar këngën e artistit Petrit Çakaxhiu, të cilën këngëtari ia kishte kushtuar nënës së tij.
Me anë të një postimi në Facebook aktori dhe skenaristi i njohur Leonard Bombaj tregon vështirësitë e familjes dhe se sa krenar është ai për Jamarbrin, i cili sa herë ka qenë pjesë e shfaqjeve të tij ai ka marrë duartrokitje të pafundme.
Bombaj në postimin e tij tregon dhe fjalët që i ka thënë Jamarbrit në çdo dalje të tij:
“Jamarbri, vej bast ti do jesh moderatori i parë në botë i spektrit autik, dhe do vijmë ne të njohim universin tënd jo ti të vish tek neve.”
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult