
Kanë thënë për martesën:
Martesat e lumtura bazohen në një miqësi të thellë./John Gottman
Nuk dështon martesa, por njerëzit. Gjithçka që martesa bën, është t’i shfaqë njerëzit ashtu siç janë./Harry Emerson Fosdick
Sekreti i një martese të lumtur mbetet sekret./Henny Youngman
Ku ka martesë pa dashuri, do të ketë dashuri pa martesë./ Benjamin Franklin
Kur dikush martohet, përgjysmon të drejtat dhe dyfishon detyrimet./ Arthur Schopenhauer
Kush martohet keq, gjithë jeta i shkon për dreq./ Agnolo Firenzuola
Ndjesia e përkatësisë, kjo është martesa./Vittorino Andreoli
Martesa thjeshton jetën, por ndërlikon ditën./ Edmond Rostand/ ObserverKult