“Nuk është kurrë vonë”, diplomohet 96 vjeçari

xhuzepe diplomohet observerkult

Ish-punëtori i hekurudhave, Xhuzepe Paterno 96-vjeçar u diplomua vjet, në degën e Historisë dhe Filozofisë nga Universiteti i Palermos në Itali.

Xhuzepe Paterno, në rini, si pasojë e varfërisë nuk mundi dot që të niste studimet.

Në moshë tepër të re ai u punësua në rrjetin hekurudhor. Mirëpo, me kalimin e viteve dëshira e Xhuzepes për të frekuentuar shkollën nuk shuhej.

Shkollën e mesme arriti ta përfundojë vetëm kur ishte 31 vjeç.

Kur u poqën kushtet e duhura, Xhuzepe vendosi që të fillonte studimet në degën “Histori-Filozofi” në Universitetin e Palermos.

I moshuari thotë se e ka ushqyer gjithmonë dashurinë për librat, edhe pse në jetë ka përjetuar dy luftërat botërore, si edhe depresionin e madh të viteve të pasluftës, e cila sipas tij bëri që ai të ndalte shkollën.

“Thashë me vete o tani, o kurrë. Prandaj në vitin 2017 vendosa të regjistrohem në universitet. E kuptoja që ishte disi vonë për një diplomë trevjeçare por i thashë vetes, ta shoh a e bëj dot. Nuk isha i sigurt, nuk e njihja mjedisin …”

“Isha shumë i ndrojtur në fillim. Më mundonte ideja se si do të silleshin studentët e tjerë me mua, profesorët gjithashtu. Dy vitet e para ishin disi më të lehta, sepse leksionet i ndiqja në auditore, ndërsa ky vit si pasojë e pandemisë, mësimin e realizuam online. Ishte pak e vështirë kjo praktikë, sidomos për moshën time…”

Megjithatë, për Xhuzepen, babanë e dy fëmijëve dhe gjyshin e katër nipërve, koronavirusi sado i rrezikshëm qoftë, nuk ka të krahasuar me konfliktet e armatosura dhe as ato që ai ka kaluar.

“Lufta e Dytë Botërore na ka forcuar, të gjithë bashkëmoshatarët e mi, ata që janë ende gjallë të paktën, na ka bërë më të fortë ndaj këtij kovidit. Nuk jemi shumë të frikësuar”, tha ai

Xhuzepe Paternoja ishte studenti më i vjetër që u diplomua në një nga universitet i Italisë.

ObserverKult

Lexo edhe:

Drejtësia, falja, dashuria: Citatet më frymëzuese nga Martin Luter King