Nuk është kurrë vonë për të qenë ai që duhet të ishe

ObserverKult ua sjell edhe disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë. /Napoleon Hill

Të fitosh nuk është gjithçka, por të duash të fitosh po. /Vince Lombardi

Kam mësuar që njerëzit do ta harrojnë çfarë the, njerëzit do ta harrojnë çfarë bëre, por njerëzit nuk do ta harrojnë kurrë se si i bëre të ndihen. /Maya Angelou

Për çdo gjë që mendon se mund të bësh ose çfarë nuk mund të bësh, ke të drejtë. / Henry Ford

Beso që mundesh dhe je në gjysmë të rrugës. /Theodore Roosvelt

Fillo aty ku je. Përdor atë që ke. Bëj atë që mundesh. /Arthur Ashe

Lumturia nuk është diçka e bërë në moment. vjen nga veprimet tona. /Dalai Lama

Duhet ta besoj që jemi të talentuar në diçka, dhe kjo gjë duhet të gjendet me patjetër. /Marie Curie

Për të arritur sukses, dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se frika nga dështimi. /Bill Cosby

Nuk është kurrë vonë për të qenë ai që duhet të ishe. /George Eliot

Ëndrro shumë dhe guxo të dështosh. /Norman Vaughan

ObserverKult

——————————————————————————

LEXO EDHE: Ai që i kujton me mall kohët e bukura, i bën edhe më të këqija kohët e këqija

ObserverKult ua sjell disa thënie të Benjamin Franklin:

Ata që janë të aftë për justifikime, rrallëherë janë të aftë për gjë tjetër.

Kush ka durim mund të ketë ç’të dojë.

Kush dashurohet tepër me veten, nuk do të këtë konkurrentë.

Nëse do të njohësh vlerën e parasë, kërko një borxh.

Nëse e dashuron jetën, mos e shpërdoro kohën, pasi koha është substanca nga e cila përbëhet jeta.

Ai që i kujton me mall kohët e bukura, i bën edhe më të këqija kohët e këqija.

Zemra e një të çmenduri është në majën e gjuhës së tij, por gjuha e një të mençuri është në zemrën e tij.