Nuk është parë në publik për dekada me radhë, piktura e David Hockney pritet të dalë në ankand me një çmim marramendës

Puna e hershme e artistit britanez David Hockney, një pikturë ku shihen dy figura të zhveshura në një pishinë të hapur nuk është parë në publik për më shumë se 40 vite, derisa së shpejti do të dal në ankand dhe pritet të shitet për mbi 20 milionë dollarë.

Hockney, artisti britanez 86 vjeçar e ka pikturuar këtë pikturë të cilën e ka quajtur “California”, ku shihen dy figura të zhveshura në pishinë duke notuar në vitin 1965, ndërsa pas udhëtimit të tij të parë në Los Angjelos është mbajtur në koleksion privat që nga viti 1968.

Piktura është parë në publik në vitin 1979, ndërsa është një pikë kryesore e shtëpisë së ankandit Christie’s “Shekulli 20/21: Shitjet e mbrëmjes në Londër” që do të mbahet më datë 7 mars.

Është renditur me një çmim sipas kërkesës, me një vlerësim në rajon, prej 16 milion (20.37 milionë dollarë).

“Ky është një nga shembujt e hershëm të pikturave në pishinë të Hockey-t” tha Tessa Lord, një specialiste e shtëpisë së ankandit, të enjten për Reuters.

Në vitin 2018, piktura e dy figurave të zhveshur në pishinë, është shitur për 90.3 milionë dollarë, duke i dhënë një rekord për çmimin më të shtrenjtë që është paguar ndonjëherë në ankand për një artist që është gjallë.

Ndërkaq piktura “California” do të vazhdojë turnin për ekspozitë në Paris dhe New York, muajin që jemi para se të kthehet në Londër, ku do të dalë në një ekspozim publik para se të dalë në ankand. /Reuters

ObserverKult


Lexo edhe:

NË 20-VJETORIN E KRIJIMIT, KORI I FILARMONISË SË KOSOVËS MBAN KONCERT TË VEÇANTË NË TIRANË

eatri Kombëtar i Operas dhe Baletit nesër do të mirëpresë në 20-vjetorin e krijimit Korin e Filarmonisë së Kosovës në Tiranë.

Kori i Filarmonisë së Kosovës, do të japë një koncert për artdashësit shqiptarë, koncert ky nën udhëheqjen e dirigjentit dhe kompozitorit të njohur Rafet Rudi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


sueton zhugri nesër e vogla ime

SUETON ZHUGRI: E VOGLA IME, LAMTUMIRË…

Poezi nga Sueton Zhugri

E vërtetë,
një ditë do të të humbisja.
Do të ish
një këputje ajri,
një thyerje nate,
një agim i heshtur.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult