Nuk ishte vajzë revistash. Ishte më e bukur se ato. E bukur në shpirt!

buzeqesh e bukur

“Ajo ishte kaq e bukur, por jo si ato vajzat e revistave. Ajo ishte e bukur për mënyrën sesi mendonte; ishte e bukur për shkëndijën në sy kur fliste për diçka që e donte; ishte e bukur për zotësinë e saj për t’i bërë të tjerët të vinin buzën në gaz.

Jo, ajo nuk kishte bukuri të përkohshme fizike. Ajo ishte e bukur në shpirt”.

― F. Scott Fitzgerald

ObserverKult

Lexo edhe:

GËZIM MURIQI ZBULON “SEKRETIN”: JA KU DO TË VENDOSET SË SHPEJTI SHTATORJA E SKËNDERBEUT DHE KUSH E KA POROSITUR

skënderbeu... e bukur

Skulptori i njohur nga Kosova, Gëzim Muriqi, së fundmi ka realizuar shtatoren e Skënderbeut, që do të vendoset së shpejti në një nga sheshet e Zvicrës.

”Ishte një punë e madhe që kërkonte shumë angazhim dhe sigurisht që Skënderbeu, heroi ynë kombëtar e meriton një shtatore të tillë” e nis kështu intervistën Gëzimi në emisionin “Rreze Dielli”.

”Kjo vepër vjen paksa ndryshe, Skënderbeu është në këmbë me mburojën para dhe ujkun të hedhur në shpatull” vazhdoi ai.

“Siç dihet, dikur ujku konsiderohej si “shpata e Zotit”, pra simbolika e veshjes së tij është unike” theksoi Gëzimi.

I pyetur nga moderatorja për këtë porosi, ai tha se është një person në Zvicër që e ka porositur dhe është menduar të vendoset në një nga sheshet kryesore të Zvicrës. Në veprën e Gëzimit, kemi të bëjmë me një shtatore ndryshe të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti –Skënderbeu. Spikat një kurajo besimi për të sjellë të pavdekshmin, të gjallë mes të gjallëve, në erën e modernitetit. Shtatorja është e përmasave epike, sepse e tillë është vepra e Skënderbeut në histori.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult