“Jo, mendoj për të çdo ditë. Mendimi i fundit para se të bie në gjumë. Mendimi i parë kur zgjohem. I flas vetes gjatë gjithë ditës për të. Edhe kur jam duke folur me dikë tjetër, madje, edhe tani që po flas me ty jam duke i folur vetes sime për të.
Brian mendon se jam e sëmurë, mendon se ka të bëjë me babain tim, mendon stresin dhe, ti e di, të gjitha këto. Mendon se jam duke shkalluar, por jo, nuk ka asgjë që po shkon keq me mua. Përjashto që e dashuroj atë.”/
Meryl Streep në rolin e Molly Gilmore në filmin “Falling in love”, 1984
Ujdisur shqip Rielna Paja
ObserverKult
Lexo edhe:
E VËRTETA ËSHTË SE NE JEMI BËRË FRIKACAKË, PO IKIM NGA DASHURIA…
Nga Simone Regazzoni
A jemi ende të aftë për të qenë në lartësinë e dashurisë? A kemi ende forcë? Sot në epokën e fundit të dashurisë, të këtij pasioni të vjetër, për të cilin duket se nuk ka më kohë? Vallë, cila është e vërteta për dashurinë sot?
E vërteta është se ne jemi bërë frikacakë. Të aftë për të bërë seks, lirisht, dhe për kënaqësi ia mbathim nga dashuria: kemi shumë aventura të thjeshta për të shmangur aventurën e dashurisë. Sepse dashuria kërkon shumë prej nesh. Më shumë sesa vetë subjekti mund të japë. Sepse dashuria na vendos përballë murit pa rrugë shpëtimi. Dashuria kërkon gjuhë, fjalë, rrëfime, të cilat duhen përsëritur; kërkon që të shpiket një përkohshmëri tjetër që i bën ballë asaj të jetës së përditshme; kërkon forcën e së pakthyeshmes “përgjithmonë”: një pikë përjetësie, një të shkuar që nuk largohet në rrjedhën e fundme të kohës; por mbi të gjitha na kërkon të braktisim egon: limanin e sigurt të ekzistencës sonë, të fuqisë sonë, të qenies sonë.,,
Tekstin e plotë e gjeni KËTU