Nuk mërzitem që më gënjeve, mërzitem se nuk të besoj më…

fridrih niçe armiqtë

Më poshtë ObserverKult ju sjell disa prej thënieve të Friedrich Nietzsches:

Keni kujdes kur e luftoni një përbindësh, të mos bëheni edhe ju vetë si ai… sepse kur ia ngulitni për kohë të gjatë sytë humnerës, edhe ajo ua ngulit sytë juve…

Nuk ka fakte, vetëm interpretime.

Nuk jam i mërzitur që më gënjeve, jam i mërzitur se nga tani e tutje, nuk të besoj dot më.

Arma më e mirë kundër një armiku është një tjetër armik.

Në dashurinë e vërtetë është shpirti që përqafon trupin.

Nuk ka njeri më komik se filozofi i martuar.

-Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq.

Për të fortin asgjë nuk është më e rrezikshme se mëshira.

ObserverKult


Lexo edhe:

NJERIU I RI TAKON NIETZSHE-N DHE MIGJENIN