Nuk kemi nevojë për njerëz të mëdhenj… kemi nevojë veç për njerëz të ndershëm

Foto ilustrim

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Është shenjë dalluese e madhështisë, lumturimi i të tjerëve me dhurata të vogla./Friedrich Nietzsche

Nuk kemi nevojë për gjëra të mëdha, as për njerëz të mëdhenj. Kemi nevojë veç për njerëz të ndershëm. /Benedetto Croce

Nëse nuk mund të bësh gjëra madhështore, bëj gjëra të vogla në mënyrë madhështore./Napoleon Hill

Njeriu që e ka humbur respektin ndaj vetes, nuk është më i aftë të bëjë asgjë të hajrit./Giacomo Leopardi

Mendja na bën të kuptojmë se sa të vegjël jemi, zemra se sa të mëdhenj mund të bëhemi. /Nënë Tereza

Për të qenë vërtet i madh, duhet të rrish me njerëzit, jo mbi ta./Montesquieu

Nëse vuan më shumë se të tjerët, mos u çudit, një shpirt i madh ndjen më shumë dhimbje se një shpirt i vogël. /François-Rene de Chateaubriand

Njeriu i madh e tregon madhështinë e tij nga mënyra se si trajton të tjerët./Thomas Carlyle

Njeri i madh është ai që nuk dëshiron të ushtrojë pushtet mbi dikë tjetër dhe as dëshiron që dikush të ushtrojë pushtet mbi të. /Khalil Gibran

Një njeri i madh ndihmohet nga të gjithë sepse ai ka dhuntinë të nxjerrë më të mirën nga gjithkush e nga gjithçka./John Ruskin

ObserverKult


Lexo edhe:

BENEDETTI: NUK E KISHA IMAGJINUAR KURRË QË LUMTURIA MUND TË SILLTE KAQ TRISHTIM…

Mario Benedetti, autor i më se 80 librave në poezi dhe në prozë, vlerësohet si një ndër autorët bashkëkohorë më të mirë. Ai është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

ObserverKult ua sjell në vazhdim disa nga thënie të Mario Benedeti:

Duhet të dish se ka njerëz që të ofrojnë yje dhe ka të tjerë që të çojnë tek yjet. Ky është ndryshimi midis atyre që ke qejf dhe atyre që do.

Në jetë duhen shmangur tri figura gjeometrike: rrethet vicioze, trekëndëshat dashurorë dhe mendjet katrore.

Nganjëherë fjalët e mia bëhen të holla si era dhe luajnë me flokët e tu.

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult