Anna Magnani: Nuk më intereson si dukem, e ndjeki zemrën time!

Anna Maria Magnani
Anna Maria Magnani

Nga Anna Magnani

E di, unë jam gruaja më e paparashikueshme në botë.
Çdo gjë ndryshon brenda meje nga një orë në tjetrën. Fakti është se unë ndjek instinktin tim dhe zemrën time. Nuk më intereson se si dukem, kurrë.
Jam ashtu si jeta, shpresat, zhgënjimet, gëzimet dhe emocionet më kanë bërë, pa rezerva apo hipokrizi.

Kush ishte Anna Magnani?

Ishte 7 mars 1908, dhe një nga aktoret më të mëdha të kinemasë italiane lindi në Romë: Anna Magnani.

Jeta e saj u bë menjëherë e vështirë: nëna e saj, një rrobaqepëse nga Ravenna, e braktisi atë që fëmijë, ndërkohë që ajo kurrë nuk e njohu babanë e saj të biologjik.

Anna u rrit me gjyshen e saj, duke studiuar Artin Dramatik dhe gjithmonë duke sjellë me vete dhimbjen që e kishte shoqëruar nga një moshë shumë e hershme.

Një përvojë jetësore që e çoi shumë larg: në vitin 1926 ajo debutoi në skenë dhe u bë e famshme në vitin 1945.

Nga ai moment karriera e saj njohu vetëm rritje: së bashku me Aldo Fabrizi dhe Alberto Sordi, ajo u bë një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë italiane të shekullit të njëzetë.

Ne të gjithë e kujtojmë Magnanin (ajo vdiq në Romën e saj më 26 shtator 1973) për talentin e saj të madh, por edhe për intensitetin dhe thellësinë që e bënte jo vetëm të ndryshme, por unike.

ObserverKult

———————-

Lexo edhe:

NA DUHET NJË ANTOLOGJIA E NAIMIT DHE FISHTËS/PLOTËSON NJË MUNGESË, ËSHTË NJË IDE BASHKUESE !