Nuk mund t’u ikësh problemeve tua, duhet të përballesh me to

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Të dashurosh do të thotë të dëshirosh të jesh pranë dikujt kur je larg dhe akoma më pranë kur je afër. /Vinicius de Moraes

Nuk mund t’u ikësh problemeve të tua, siç nuk mund t’i ikësh hijes tënde. Të ikësh nuk funksionon kurrë, duhet të afrohesh. /Marcia Grad Powers

Asgjë s’i afron njerëzit më shpejt se një mirëkuptim i trishtë e melankolik./Milan Kundera

Rrini bashkë por jo shumë afër, sepse lisi e qiparisi nuk rriten në hijen e njëri-tjetrit./Khalil Gibran

Njohja e një dobësie na afron me tjetrin më shumë se njohja e një virtyti./Andrea G.Pinketts

Dashuria mes dy njerëzve ka të bëjë me dy vetmi që aviten, që njihen e që ngushëllojnë shoqi-shoqin./Han Suyin

Nganjëherë, ajo që ke kërkuar për gjithë jetën, ka qenë gjithnjë përbri teje, e s’e ke kuptuar. /Chris Pratt

Lumturia është një e mirë shumë e afërt për secilin prej nesh: mjafton të ndalemi e ta marrim./Seneka

E vërteta është një ideal të cilit mund t’i afrohemi, por që nuk mund ta arrijmë./Bertrand Rusell

Shpresojmë gjithnjë që të shkojmë drejt njëri-tjetrit, por në të vërtetë nuk takohemi kurrë./Franz Schubert

ObserverKult


Lexo edhe:

THËNIE NGA SIMONE DE BEAUVOIR: KUR ËSHTË I DASHURUAR, NJERIU E SHFAQ VETEN ASHTU SIÇ DUHET TË JETË PËRHERË…

Simone de Beauvoir ishte një shkrimtare franceze, intelektuale, filozofe, aktiviste politike…

Simone de Beauvoir u lind në Paris më 9 janar 1908 ndërsa vdiq më 14 prill të vitit 1986, pra 37 vite më parë.

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtares franceze, Simone de Beauvoir:

Kur është i dashuruar, njeriu e shfaq veten ashtu siç duhet të jetë përherë.

Çdo shtypje shkakton një gjendje lufte.

Të duash të jesh i lirë do të thotë të duash që edhe të tjerët të jenë të lirë.

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult