Numri i armiqve rritet në përpjesëtim me rritjen e rëndësisë sonë, sikurse edhe numri i miqve!

ObserverKult ju sjellë disa nga thëniet proverbiale të poetit, eseistit dhe filozofit frëng Paul Valeryt.

Nëse mendon si shumica, mendimi yt është i përciptë.

Një njeri serioz ka pak ide. Një njeri me shumë ide nuk është kurrë serioz.

Njerzillëk do të thotë të kuptosh se në çdonjërin ka pak nga të gjitha, dhe në të gjithë ka pak nga çdonjëri.

Librat dhe njerëzit kanë armiqë të përbashkët: zjarrin, lagështinë, kohën dhe përmbajtjen e tyre.

Numri i armiqve tanë rritet në përpjesëtim me rritjen e rëndësisë sonë. Po kështu edhe numri i miqve.

Bëhu i lehtë si zog, po jo sa pendla e zogut./ ObserverKult