Nurie Emrullahu: Iluminim

Çfarë më çon të shkruaj poezi?
Çfarë drithëron gishtat e mi?
Ngjyrën e pendës nëpër letër përhap si njolla gjaku
Të një njeriu i cili vdiq nga vetëmbrojtja.
Janë fjalët që bien mbi mallkimet brenda meje,
Në mua ushtojnë dhe zë nuk kanë,
Sepse kur duhej të flisja unë heshtja
Dhe kur unë heshtja
Çdo ditë një pjesë e universit digjej…
Çdo muzë bënte gati valixhen dhe ikte
Sepse ASNJË,
Madje as perënditë nuk i pranojnë njerëzit që heshtin,
Madje dhe perënditë e muzat kanë ftohtë afër një njeriu
Që zemrën e shndërroj në gur
Dhe magjinë asnjë nuk arriti ta zhbëjë.
Madje, jam e bindur,
perënditë po më urrejnë
Për logjikën e semurë
Për shpikjen e ligjeve
Aty ku nuk dihet as fillimi as fundi i kujtimeve.