Nurie Emrullai: Lëre dashurinë të vijë si të dojë

ty poezi nga nurie emrullai

Lëre dashurinë të vijë si të dojë.
Si diçka që vjen.

Lëre dashurinë të ikë si të dojë.
Si diçka që ik.

Mos e shtyj kur s’ka çfarë të të thotë,
Secilës kohë i duhet një tjetër prekje.

Lëre të të kundrojë pak më gjatë,
mos ia hiq duart nga koka jote.

Se dashuria vjen si të dojë,
Se asaj gjithmonë i japin një adresë të gabuar.

Por ja që ajo vjen ashtu e hutuar
Si ai që çon lule në adresë të gabuar
Kushdo që i merr ato lule nuk kërkon llogari
Sepse ti thjesht ke shkruar një pusullë:
“Më fal që kam munguar”.

ObserverKult


me dashtë poezi nga nurie emrullai observerkult

Lexo edhe:

NURIE EMRULLAI: KAM ME T’TREGUE SI ASHT ME DASHT…

Kam me t’tregue si asht me dasht.
Me dhanë dashni pa kursye
Me t’u gëzu zemra ma shumë se për veten.
Me u lut mbramjeve për ty
e masanej për veti.

Kam me t’msue sa e madhe asht zemra,
Të betohem!
Sa kam dashtë me t’dashtë!
Po ty ta zinin kohën marrëzinat.
Njerëzit shpesh s’dun’ dashni,
Se nuk e njofin.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

———————————-

NURIE EMRULLAI, SHPALLET FITUESE E ÇMIMIT KADARE PËR VITIN 2023

Nurie Emrullai është shkrimtarja e re nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, që mori këtë vit Çmimin Letrar Kadare për vitin 2023.

Është një emër surprizë, por plotësisht i merituar për këtë zonjë nga bashkëkombësit tanë në Maqedoninë e Veriut, edhe për të  provuar se letërsia e mirë shqipe shkruhet kudo dhe jo vetëm në Tiranë“, tha kryetarja e jurisë, shkrimtarja Natasha Lako.

Emrullai konkurroi me romanin, “Duhet të jetë dashuria” dhe ishte fituese mes 27 dorëshkrimeve në prozë nga 27 autorë të këtij edicioni, të vitit 2023, që përkoi me edicionin e nëntë të këtij çmimi, themeluar në vitin 2014.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult