Nurie Emrullai: Perria

Ndër thellësitë e maleve,
Nëpër tymnajën e oxhaqeve,
Brenda xhamave si kutia*,
Përvidhet mendimi që s’e len me flejt,
Dy- tre herë dhe përherë kollë e thatë del.

Se gruaja është e përkohshmja.
Kupto – Gruaja s’ka kohë, e koha s’i takon.
Gruaja nuk është shtyllë,
po një kujdestare e orës
Veç mos të t’i lë unët sytë.
E zemra ligështohet nga këto mendime.
Dy- tre herë dhe përherë kollë e thatë del.

Ndër thellësitë e natës, nëpër hijet e mollëve,
Gruaja ëndërrohet si Zanë Perria,
Që t’mallkon po i shkele mbi ma(n)gjen* e saj,
E po s’e krahasove fytyrën e saj me – buk-urinë.

Po, ai kur ka uri për bukë, gruan e quan Perrni*.

Ndër fytyrat e shqetësuara të dheut,
Vërehet fytyra e burrit atje prapa maleve,
Që e don bukën si të qe shenjt,
“Po duart që e gatuan e mësuan se ajo rob duhet zanë.”
Dy- tre herë dhe përherë kollë e thatë del.

Ai lëshon frymën brenda shtëllungave të duhanit,
E i çelet fytyra pse është burrë,
Vetëm prej peshës që duhej të mbante në duar,
po të ishte grua, që ndër themelet e shtëpisë frymë jep.
Dy- tre herë provon zërin dhe përherë kollë e thatë del.

*kutia- pasqyrë
*mangje- vend ku mbahet buka
*perrni- perëndi