O gra! Qofshi të bekuara!

Poezi nga: Victor Hugo
Përktheu: Alfred Kola

O gra! Jeni ju që mbani në duart flori
Të ardhmen e ëmbël të popujve dhe fatet.
Jeni ju që në zemrën plot butësi,
Lindni dashurinë, harresën dhe paqen.

Balsami për shpirtrat e dërrmuar, në sy,
Qetëson dhimbjet, dhe lotët përthan,
Dhe në hijen e netëve, ndriçoni si yll,
Tek sillni frymë lulesh në zemrat katran.

Jeta pa ju do ish mjegull e ftohtësi,
Pa ngrohtësi, pa ëndrra do ishte bota.
Pas natës së errët, jeni agimi, mrekulli,
Shkëlqimi i shpresës, flaka në zemrat tona.

ObserverKult


Lexo edhe:

HYGO: NUK PO PLAKEM, POR PO FILLOJ TË JETOJ!