Objektet me vlerë ruhen në arkivat e familjeve shkodrane

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër ka vendosur të publikojë objekte që ruhen nga qytetarët e Shkodrës dhe që mbartin vlera kulturore.

Këto objeke nga arkiva e familjeve shkodrane do të bëhen publike nga DRTK Shkodër në një seri postimesh për të gjurmuar historitë që fshihen pas tyre e që do të ishte interesante të njiheshin edhe nga brezi i ri.

Objekti i parë që DRTK në Shkodër ka përzgjedhur, ka të bëjë me një punim të qëndisur në dorë, material mëndafshi realizuar në vitin 1938, nga Hyrije Muka (Tufi) me kërkesën e motrës së saj Nexhi Muka, për t’ia dhuruar Mbretëreshës Geraldinë. Dhurata do të jepej në shenjë mirënjohje për mundësimin e bursës së studimit pranë Institutit të vajzave “Nana Mbretëreshë”.

Sot, ky punim ruhet me shumë kujdes dhe nostalgji nga artizania duarartë, Artenca Tufi./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

EDHE SIVJET MBAHET NË KOSOVË FESTIVALI NDËRKOMBËTAR “ZGJIMI ME ART”

Në qytetin e Prizrenit ka nisur Festivali Ndërkombëtar “Sanatla Uyanmak” (“Zgjimi me Art”).

Ky është edicioni i 21-të i këtij festivali i cili vazhdon të jetë një tregues i shoqërisë aktive të komunitetit turk në fushën e artit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


i dashur Shqipja në Maqedoni është vetëm gjuhë e përkthyer.

VJOLLCË BERISHA: MOS IA VËR LLOZIN PORTËS

Poezi nga Vjollcë Berisha

Mos ia vër llozin portës
kur të iki unë.
Afroje vetëm pak
dua të jemi larg për një të shtyrë dere.

Do të dal në muzgun e asaj dite,
që s’ka për të aguar derisa të shtyhet rishtazi ajo portë,
do të dal duke fërgëlluar mbi gjërat që patëm,
dëshirat e fshehta do pingërojnë si zogj.
Po ne ku ta dimë gjuhën e zogjve?!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult